Giresse publikon listën e Dardanëve për ndeshjet e shtatorit - Gazeta Express
string(60) "giresse-publikon-listen-e-dardaneve-per-ndeshjet-e-shtatorit"

Futboll

Gazeta Express

16/09/2022 14:28

Giresse publikon listën e Dardanëve për ndeshjet e shtatorit

Futboll

Gazeta Express

16/09/2022 14:28

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse, e ka bërë publike listën e futbollistëve për dy ndeshjet e këtij muaji.

Trajneri francez për grumbullimin e shtatorit ka ftuar 26 futbollistë, të cilët do t’i ketë në dispozicion për duelet me Irlandën e Veriut, më 24 shtator, në Belfast dhe me Qipron, më 27 shtator, në Prishtinë.

Këto dy ndeshje janë të fundit në kuadër të ciklit të sivjetmë të Ligës së Kombeve.

Stërvitja e parë e Dardanëve zhvillohet të hënën, më 19 shtator, nga ora 19:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ndërkaq, përzgjedhësi Alain Giresse do të paraqitet në konferencë për media, të martën, në orën 13:00, në hotel ‘Emerald’.