Giresse nga Irlanda e Veriut: Kemi ardhur këtu për të marrë rezultat pozitiv - Gazeta Express
string(75) "giresse-nga-irlanda-e-veriut-kemi-ardhur-ketu-per-te-marre-rezultat-pozitiv"

Sport

Gazeta Express

23/09/2022 18:35

Giresse nga Irlanda e Veriut: Kemi ardhur këtu për të marrë rezultat pozitiv

Sport

Gazeta Express

23/09/2022 18:35

Kombëtarja e Kosovës udhëtoi sot për në Belfast, atje ku do të takohet nesër me Irlandën e Veriut në Ligën e Kombeve.

Kjo ndeshje i takon xhiros së pestë dhe të parafundit në Grupin 2 të Ligës C, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Në konferencën për media është paraqitur përzgjedhësi i Kosovës, Alain Giresse, i cili e vlerësoi si të rëndësishme ndeshjen e nesërme.

“Nëse flasim për ndeshjen e nesërme patjetër që është një ndeshje shumë e rëndësishme për faktin se është ndeshje zyrtare, e cila vlerësohet me pikë nga UEFA. Ne, si Kosovës, kemi ardhur këtu për të tentuar për të marrë rezultat pozitiv nga kjo përballje”, u shpreh Giresse, shkruan Gazeta Express.

Kujtojmë se ndeshja mes Irlandës së Veriut dhe Kosovës do të zhvillohet nga ora 18:00, në stadiumin “Windsor Park”.

“Dardanët” ndodhen në pozitën e dytë në këtë grup me 6 pikë, katër më shumë se kundërshtarët e nesërm, të cilët ndodhen një pozitë më poshtë. /Gazeta Express/