Giresse flet për eksperiencën në Kosovë, i tregon objektivat me “Dardanët” - Gazeta Express
string(71) "giresse-flet-per-eksperiencen-ne-kosove-i-tregon-objektivat-me-dardanet"

Futboll

Gazeta Express

08/02/2023 14:42

Giresse flet për eksperiencën në Kosovë, i tregon objektivat me “Dardanët”

Futboll

Gazeta Express

08/02/2023 14:42

Alain Giresse është duke e shijuar aventurën e tij të re në Kosovë.

Trajneri francez e ka dhënë një intervistë për “100% Girondins sur France Bleu Gironde” përmes së cilët ka folur për ekipin e Kosovës, për lojtarët dhe për ambiciet që i ka me “Dardanët”.

Lexo Edhe:

Fillimisht, ai tregoi për fillimin e “flirtimit” me Kosovën, që kur ishte trajner i Senegalit.

“E kam njohur këtë vend që kur isha ftuar për një vizitë, 10 vjet më parë. Kur isha selektor i Senegalit, e propozova një miqësore me Kosovën, edhe para pranimit të Kosovës në FIFA”, deklaroi fillimisht ish-futbollisti i njohur francez.

“Ne jemi në gjendje të mirë dhe gjithçka po shkon mirë te Kosova. Të gjithë janë të gatshëm dhe në dispozicion për të punuar. Çdo gjë që e kërkoj, e kam atë. Mund të them se lojtarët janë vërtet të vlerësuar në nivelin human dhe mjaft të respektueshëm për rolin që e kanë në këtë ekip”, vazhdoi Giresse.

Ai ka zbuluar më shumë rreth lojtarëve të Kosovës, ndërsa ka folur edhe për objektivat që i ka me ekipin.

“Ne e kemi Zhegrovën apo Zenelin, të cilët luajnë në Francë. Nuk kam probleme për ta menaxhuar këtë ekip. Ata përmbahen dhe dëgjojnë. Ekziston një shpirt i mirë dhe pozitiv aty. Lojtarët janë të shpërndarë nëpër Evropë, asnjëri prej tyre nuk luan në vendin e tij”, shpjegon Giresse.

“Ka lojtarë si kapiteni i jonë, i cili po shkëlqen në Napoli (Amir Rrahmani), i cili e ka një dimension të gjerë. Ka edhe lojtarë të tjerë që luajnë në Spanjë, e kemi një nivel të kënaqshëm. E mbyllëm Ligën e Kombeve mirë. Tash do të shkojmë ta sfidojmë veten në betejën e re”, thotë tutje francezi.

“Kosova është pranuar në FIFA para gjashtë vjetësh, është një ‘firmë e re’, e ka një Federatë të re, e cila është duke u strukturuar, në kushte pune nuk ka asgjë për t’u ankuar. Gjërat janë të organizuara mirë, çdo gjë është e planifikuar dhe kushtet janë mjaft të mira. Dhe, lojtarët që janë në një cikël profesional tani duan ta mbrojnë vendin e tyre për shkak të historisë së këtij vendi”, përfundoi Giresse.

Kosova do t’i nisë kualifikimet e Euro 2024 në mars të këtij viti dhe do t’i mbyllë ato në muajin nëntor. /Gazeta Express/