Gir: Qeveria dhe opozita të punojnë së bashku për zbatimin e agjendës evropiane - Gazeta Express
string(78) "gir-qeveria-dhe-opozita-te-punojne-se-bashku-per-zbatimin-e-agjendes-evropiane"

Gir: Qeveria dhe opozita të punojnë së bashku për zbatimin e agjendës evropiane

Ballina

Gazeta Express

29/11/2022 16:37

I hapëm negociatat inkuadruese, ndërsa në zemër të këtyre negociatave është respektimi i ligjit dhe parandalimi i korrupsionit, por gjithsesi rëndësi më kyçe kur flasim për këto reforma ka që edhe Qeveria edhe opozita të punojnë së bashku më zbatimin e agjendës evropiane, deklaroi sot shefi i Delegacionit të BE-së në vend Dejvid Gir, pas promovimit të projektit “Clean AirDrom – zero mbetje të ngurta në Komunën e Aerodromit”

I Pyetur ta komentojë atë “që Qeveria e akuzon opozitën se gjoja është proruse, ndërsa u jep shtetësi dhe i mbështetë biznesmenët apo kriminelët prorusë”, sikurse biznesmenin ukrainas Oleksandar Onishenko, euroambasadori Gir potencoi se çdo institucion nëse e sheh se dikush ka kryer vepër penale, atë person duhet ta nxjerrë para drejtësisë dhe duhet të jetë i pavarur dhe profesional në këtë proces, ndërsa kjo në këtë moment të inkuadrimit është definitivisht në fokusin e BE-së.

Lexo Edhe:

I pyetur për deklaratën e deputetit bullgar, Kostadin Kostadinov se maqedonasit dhe bullgarët janë popull i njëjtë që jetojnë në dy shtete dhe e flasin gjuhën e njëjtë, Gir tha se është shumë e rëndësishme marrëdhëniet midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut të vazhdojnë të përmirësohen, ndërsa kjo u dëshmua edhe me hapjen e qendrës së re kulturore bullgare në Shkup të premten.

“Gjithashtu, është shumë e rëndësishme të gjithë liderët dhe politikanët të kenë respekt dhe përgjegjësi të ndërsjellë për të punuar drejt zhvillimit të marrëdhënieve midis dy shteteve, që është në interes të gjithësecilit”, shtoi Gir.