Mbrëmjen e djeshme, brenda Big Brother VIP 5, Gimbo dhe Selin zhvilluan një bisedë të gjatë, ku diskutuan për afërsinë mes tyre dhe ndikimin që mund të kishte tek marrëdhënia e Selin me Mirin.
Gimbo u përpoq ta qetësonte Selin, duke i thënë se afrimi i tij nuk ka qëllim të ndërhyjë në lidhjen që ajo ka ndërtuar me Mirin që nga dita e parë në shtëpi.
Ndërkohë, Selin sqaroi se ajo dhe Gimbo nuk kanë pasur biseda strategjike loje dhe nuk është ndjerë e sikletosur, edhe pse të gjithë në shtëpi ngacmojnë për afërsinë mes tyre.
Pjesë nga biseda:
Gimbo: “Desha të bëj një muhabet edhe me ty. Nëse ti mendon që unë i jam futur kësaj pune me të prishur ty me Mirin.”
Selin: “Kam një vigjilencë, një telepati, është dhuratë nga Zoti… Unë rrezikun e ndiej. Nëse nuk është një gjë e sinqertë, nuk jam budallaqe, kupton? Nuk e di se kujt i thashë që unë me Gimbon nuk kam bërë një bisedë loje.”
Gimbo: “Kur jemi të gjithë, ne kurrë nuk hapim një muhabet të tillë. E nëse do kisha hapur ashtu muhabeti, do kishe dyshime.”
Selin: “A jam ndjerë në siklet se e thonë shpesh në shtëpi se ti me Gimbon po i rri afër. Nuk dua të ndikoj në asgjë, ndoshta kjo mund të merret për mirë, ndoshta për keq.”
Ky moment tregon se brenda shtëpisë më të ndjekur të vendit, ndjenja dhe marrëdhëniet personale shpesh përfshijnë më shumë emocion sesa strategji, duke krijuar situata të reja për një lidhje të re apo një çift të ri në BIG Brother. /GazetaExpress/
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...