Gigi Hadid shumë afër fejesës me Bradley Coopper - Gazeta Express
string(48) "gigi-hadid-shume-afer-fejeses-me-bradley-coopper"

Gigi Hadid shumë afër fejesës me Bradley Coopper

Yjet

Gazeta Express

06/05/2024 19:36

Fansat dhe familja e Bradley Cooper dhe Gigi Hadid shpresojnë që ata të fejohen së shpejti.

Një burim i tha Entertainment Tonight, se miqtë dhe familja shpresojnë që ata të fejohen pasi marrëdhënia e çiftit ka shkuar deri më tani mirë.

Lexo Edhe:

“Gjithçka po shkon mirë me Gigi-n dhe Bradley-n dhe ata janë vërtet të lumtur në marrëdhënien e tyre”, tha burimi.

Duke vazhduar për këtë temë, burimi shtoi: “Miqtë dhe familja e tyre do të donin t’i shihnin ata të fejohen së shpejti.”

Dyshja thuhet se tashmë kanë diskutuar të ardhmen e tyre së bashku.

Burimi i brendshëm shton:

“Komunikimi ka qenë gjithmonë kyç mes tyre dhe të dy janë të hapur dhe të sinqertë me njëri-tjetrin për të ardhmen e tyre. Ata janë gjithashtu të dy të përkushtuar kur bëhet fjalë për angazhimet dhe projektet e tyre të punës, të dashurit dhe prindërimit. Ata kanë synime të ngjashme, gjë që e bën shumë të lehtë lidhjen e tyre.”