Gigi Hadid e lindi vajzën në fermën e saj - Gazeta Express
string(41) "gigi-hadid-e-lindi-vajzen-ne-fermen-e-saj"

Gazeta Express

28/09/2020 14:31

Gigi Hadid e lindi vajzën në fermën e saj

Gazeta Express

28/09/2020 14:31

Gigi Hadid, para pak ditësh u bë nënë për herë të parë, duke e sjellë në jetë një vajzë me të dashurin e saj, Zayn Malik.

Megjithëse nuk ishin bërë publike shumë detaje rreth lindjes së foshnjës apo emrit të saj, disa burime të afërta të çiftit të njohur të showbizit kanë bërë të ditur se, 25-vjeçarja nuk i ka ndjekur metodat konvencionale të lindjes dhe e ka shmangur shkuarjen në spital për ta sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.

Lexo Edhe:

Sipas raportimeve nga “Page Six”, bukuroshja Hadid e ka lindur vajzën në fermën e saj në periferi të Pennsylvanias. Të njëjtat burime thonë se Gigi dhe Zayn janë bërë prindër më 19 shtator, ndërkaq Zayn e bëri publik lindjen e fëmijës së tyre më 23 shtator.

Gigi Hadid e kishte konfirmuar shtatzëninë në prill të këtij viti, pasi disa familjarë të supermodeles e kishin zbuluar lajmin. /Express/