Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka konfirmuar se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të jetë i pranishëm në finalen e madhe të Kupës së Botës për Klube, ku Chelsea dhe PSG do të përballen për trofeun.
“Presidenti Trump do të jetë në finale. Ai e do futbollin,” ka deklaruar Infantino, duke nënvizuar se pjesëmarrja e Trump është një tjetër dëshmi e rritjes së ndikimit dhe popullaritetit të futbollit në SHBA.
Pritet që prania e ish-presidentit të sjellë vëmendje të madhe mediatike në këtë ngjarje, që tashmë ka zgjuar interesim të jashtëzakonshëm falë përballjes mes dy gjigantëve europianë.