Gëzim Qerimi i bashkohet PDK'së, Hamza: Ai ka mbi 17 vjet përvojë në mësimdhënie universitare - Gazeta Express
string(90) "gezim-qerimi-i-bashkohet-pdkse-hamza-ai-ka-mbi-17-vjet-pervoje-ne-mesimdhenie-universitare"

Lajme

Gazeta Express

27/11/2025 12:47

Gëzim Qerimi i bashkohet PDK’së, Hamza: Ai ka mbi 17 vjet përvojë në mësimdhënie universitare

Lajme

Gazeta Express

27/11/2025 12:47

Kryetari i PDK’së, Bedri Hamza, ka njoftuar se kësaj partie i është bashkuar profesori Gëzim Qerimi.

Hamza ka thënë se Qerimi ka mbi 17 vjet përvojë në marrëdhënie universitare dhe 13 vjet angazhim në institucionet e sigurisë dhe mbrojtjes.

“Në ekipin tonë e mirëpritëm Dr. Gëzim Qerimin, profesor i asociuar në Universitetin e Prishtinës. Ai ka mbi 17 vjet përvojë në mësimdhënie universitare dhe 13 vjet angazhim në institucionet e sigurisë dhe mbrojtjes. Përveç përvojës profesionale, profesori Gëzim Qerimi është autor i shumë punimeve shkencore në revista ndërkombëtare dhe më herët ka qenë edhe lider studentor. Mirë se erdhe, Gëzim!”, ka shkruar Hamza.