Gëzim Kelmendi: Pas VV-së do të vijmë ne në pushtet - Gazeta Express
string(50) "gezim-kelmendi-pas-vv-se-do-te-vijme-ne-ne-pushtet"

Gëzim Kelmendi: Pas VV-së do të vijmë ne në pushtet

Gazeta Express

28/01/2020 9:03

Ish-deputeti Gëzim Kelmendi ka deklaruar se pas Lëvizjes Vetëvendosje, në pushtet do të vijë partia e tij, Fjala.

Këto deklarime i ka bërë përmes një shkrimi në Facebook, ku i ka thënë kreut të PDK-së, Kadri Veseli, se shqiptarët e kanë njëfarë rendi.

Lexo Edhe:

“Kryetari i PDK-së Kadri Veseli ka paralajmëruar se pas këtyre zhvillimeve politike, shumë shpejt PDK-ja do të rikthehet në krye të pushtetit. I nderuar Kryetar i PDK-së Kadri Veseli, ne shqiptarët e kemi njëfarë rendi. Ju keni qenë ma shumë se 1 dekadë në pushtet. Tash prit pak ta shohim çka po bën VV-ja. E mandej radhën e kemi ne të FJALËS”, ka shkruar Kelmendi.

Ai dhe partia e tij në zgjedhjet e 6 tetorit nuk ka arritur ta kalojë pragun zgjedhor, duke mbetur jashtë dyerve të kuvendit.