Gëzim Kelmendi paralajmëron shkarkimin e Hotit nëse mbyllen xhamitë - Gazeta Express
string(68) "gezim-kelmendi-paralajmeron-shkarkimin-e-hotit-nese-mbyllen-xhamite1"

Gëzim Kelmendi paralajmëron shkarkimin e Hotit nëse mbyllen xhamitë

Gazeta Express

12/07/2020 18:54

Kryetari i partisë Fjala, Gëzim  Klemendi, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, do të shkarkohet nëse i mbyllë xhamitë.

 “Kryeministër Hoti, nuk mundesh me i mbyllë xhamitë se shkarkohesh!”, ka shkruar ai në Facebook.

Lexo Edhe:

“Dështimi i qeverisë Hoti për ta menaxhuar situatën me pandeminë COVID-19 nuk po kursen as ata që fare nuk ndikuan në përhapjen e COVID-19. Prej shpërthimit të pandemisë, nuk është raportuar asnjë rast i vetëm me COVID-19 nëpër xhamitë e Kosovës. Ndërsa sonte kjo qeveri do të propozon mbylljen e xhamive!”

“Kryeministër Hoti, mos u bën si ai para teje, ish-kryeministri Kurti, i cili mbylli xhamitë, ndaloi faljen e namazit të Bajramit, por në momentin kur e humbi pozitën e kryeministrit, e “lëshoi bajrakun”, organizoi protestë me mijëra pjesëmarrës në qendër të Prishtinës. Kryeministër Hoti, mos i mbyllë xhamitë. Ti mundesh, mandej nuk mundesh se shkarkohesh qysh u shkarku ai para teje.”, përfundon ai. /Express/