Gëzim i madh në Rahovec, pas pesë vajzave çifti bëhet prindër i një djali - Gazeta Express
string(72) "gezim-i-madh-ne-rahovec-pas-pese-vajzave-cifti-behet-prinder-i-nje-djali"

Rozë

Gazeta Express

11/03/2025 20:50

Gëzim i madh në Rahovec, pas pesë vajzave çifti bëhet prindër i një djali

Rozë

Gazeta Express

11/03/2025 20:50

Gazetare: Shaha Thaçi

Pas 16 vitesh pritje, në familjen Ahmeti nga Rahoveci ka mbizotëruar një atmosferë festimi dhe hareje.

Naim Ahmeti, baba i pesë vajzave, më në fund është bekuar edhe me një djalë, duke përmbushur një dëshirë të kahershme.

Lajmi i gëzueshëm është pritur me surle e tupana, ndërsa shtëpia e Ahmetajve është mbushur me të afërm, miq e dashamirë që kanë ardhur për të ndarë këtë moment të veçantë me familjen.

Emri i vogëlushit është frymëzuar nga kryesuesi i teqes në Rahovec, duke i dhënë kështu një domethënie edhe më të veçantë ardhjes së tij në jetë.

Nëna e Naimit, me lot gëzimi në sy, ka shprehur emocionet e saj për këtë bekim të madh, duke thënë se nuk ka fjalë të përshkruajë lumturinë e të qenit gjyshe pas kaq shumë vitesh.

Për ta parë materialin e plotë, klikoni në videon e mëposhtme. /GazetaExpress/.

Advertisement
Advertisement
Advertisement