Banori i Big Brother VIP Kosova, Getoari ka hapur zemrën para Albës, duke treguar një moment të vështirë nga jeta e tij.
Ai tregoi kur nuk kishte qenë në gjendje të mirë, sipas tij i kishte dalur shpirti nga trupi, por më pas ishte rikthyer në jetë.
“Në atë moment kur ika nga trupi, në atë qetësi, pa asnjë zhurmë, më doli një figurë. I pati sytë krejt zi, flokët pak si të gjata dhe më shikoi e më tha “s’është koha”, si ka thënë ashtu s’kam parë asgjë dhe jam zgjuar në klinikë atje në Spanjë, kanë qenë mjekët duke ma kthyer jetën”.
“Menjëherë e ndjeva të ftohtin, më dukej trupi im shumë i vogël për shpirtin tim, si i bllokuar në trup”, është shprehur Getoari./Klankosova.tv
Next to Vala Mar Premium, projekti që po transformon bregdetin shqiptar dhe vlerën e investimit në Adriatik, 50% e...