Në “Bernabeu” po zhvillohet derbi lokal mes Real Madridit dhe Getafes.
Kjo ndeshje po luhet në kuadër të xhiros së 26-të në La Liga.
Mysafirët e Getafes, megjithatë, janë në epërsi që nga minuta e 39-të.
Është Martin Satriano që ka shënuar një supergol në portën e Thibaut Courtois, me një goditje volej.
What a stunning strike by Martín Satriano
— Goals Xtra (@GoalsXtra) March 2, 2026
🇪🇸 Real Madrid 0-1 Getafepic.twitter.com/HNH1mwxLP4
Ky rezultat i shkon përshtati edhe Barcelonës, e cila në rast humbje të Realit, mbetet në katër pikë epërsi në krye të tabelës.
Ndërkohë, nëse Getafe merr fitoren e parë në “Bernabeu” që nga viti 2008, atëherë do të shkojë në kuotën e 32 pikëve, në vendin e 11-të./GazetaExpress/