string(99) "gerxhaliu-thote-se-cmimi-i-rrymes-mund-te-rritet-prape-ne-fund-te-vitit-ka-mungese-te-transparences"

Lajme

Gazeta Express

24/05/2025 10:25

Gërxhaliu thotë se çmimi i rrymës mund ‘‘të rritet prapë në fund të vitit’’: Ka mungesë të transparencës

Lajme

Gazeta Express

24/05/2025 10:25

Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu ka deklaruar se çmimi i energjisë elektrike mund të rritet sërish në fund të këtij viti.

Sipas Gërxhaliut, rritja e çmimit të energjisë elektrike nuk është në duart tona.

“Ne i kemi kapacitetet prodhuese të prodhuara në vitet 60/70-ta, dhe për 25 vjet ne nuk kemi qenë në gjendje t’i rrisim kapacitetet prodhuese, çmimi është rritë, po kam drojë që çmimi do të rritet prapë në fund të vitit , sepse fati i furnizimit me energji elektrike nuk është në duart tona, por është në duart e të tjerëve”, tha Gërxhaliu në Klan Kosova.

Derisa shton se është shqetësuese heshtja e partisë në pushtet, lidhur me rritjen e çmimit të energjisë elektrike në Kosovë.

“Ka mungesë të transparencës, ka mungesë të sinqeritetit, kjo heshtje dëshmon shumëçka. Vetë fakti që nuk dihet vlera e saktë të shtrenjtimit ësjtë arsyeja e parë, dhe lidhja e fuqishme e politike me operatorët për furnizim të energjisë elektrike është fakti i dytë”, tha tutje ekonomisti.