Gërxhaliu: Rritja ekonomike që po e promovon qeveria aktuale është e fryrë, nuk reflekton realitetin në vend - Gazeta Express
string(106) "gerxhaliu-rritja-ekonomike-qe-po-e-promovon-qeveria-aktuale-eshte-e-fryre-nuk-reflekton-realitetin-ne-vend"

Lajme

Gazeta Express

02/10/2025 13:17

Gërxhaliu: Rritja ekonomike që po e promovon qeveria aktuale është e fryrë, nuk reflekton realitetin në vend

Lajme

Gazeta Express

02/10/2025 13:17

Ekonomisti Safet Gërxhaliu ka deklaruar se rritja ekonomike që po e promovon qeveria aktuale është e fryrë dhe nuk reflekton realitetin në vend. Ai tha se është shqetësuese të flitet për rritje në një kohë me sanksione nga BE, stagnim të investimeve, largim të popullatës dhe inflacion të lartë.

“Kemi vendosur që mos të komentojmë deklarata të ministrit të Financave, Hekuran Murati, sepse janë aq të fryera, aq pa argumente dhe fakte, që Agjencia e Statistikave është nën kontrollin e qeverisë aktuale… aty ka më shumë devijim të të dhënave sesa që ka realitet”, tha Gërxhaliu për EO

Ai shtoi se qytetarët e ndjejnë përkeqësimin e standardit në përditshmëri dhe se “ajo që blihej me 100 euro një vit më parë, sot kushton shumë më tepër”.