Gërvishtja e ditëlindjes i sjellë gruas 1 milion dollarë - Gazeta Express
string(56) "gervishtja-e-ditelindjes-i-sjelle-gruas-1-milion-dollare"

Gërvishtja e ditëlindjes i sjellë gruas 1 milion dollarë

Fun

Gazeta Express

01/03/2024 22:47

Një grua nga Illinois i ShBA-së, e cila përdori ngjyrën e saj të preferuar për të zgjedhur një biletë lotarie me gërvishtje në ditëlindjen e saj, fitoi çmimin prej 1 milion dollarësh.

Ajo u tha zyrtarëve të lotarisë se në ditëlindjen e saj ndaloi  për të blerë derivate, dhe se brenda në dyqan vuri re se bileta prej 25 dollarësh Diamond Crossword 10X ishte vjollcë, ngjyra e saj e preferuar.

Lexo Edhe:

Ajo vendosi të blinte një nga biletat si dhuratë për ditëlindje për vete.

“Kur gërvishta biletën në veturën time, vazhdova të shihja fitore që po bëheshin gjithnjë e më të mëdha”, kujton lojtarja. “Kur arrita në fund, kuptova se vlente 1 milion dollarë dhe nuk mund ta besoja. U ktheva në pikën e karburantit për të kontrolluar dy herë — dhe ishte e vërtetë. Fillova të qaja menjëherë dhe këmbët e mia u ndjenë si petë — Nuk e mendoja se do të mund të shkoja me makinë në shtëpi!”, deklaroi gruaja fatlume.

Ajo e përshkroi çmimin e saj si ndryshim të jetës.

“Unë dhe bashkëshorti im punojmë shumë për të siguruar familjen tonë dhe duam të jemi në gjendje t’u japim fëmijëve tanë të gjitha mundësitë që bota ka për të ofruar. Kjo fitore do të bëjë ndryshim në jetën tonë dhe në jetën e tyre. Asnjëherë në një milion vjet s’e mendoja se jeta ime do të ndryshonte në një çast si ky”, tha ajo.