Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, i ka reaguar ministres së Jashtme në Detyrë, Donika Gërvalla pasi ajo sot u lavdërua se gjatë kohës sa ka qenë ministre , Kosova i ka pasur dy njohje ndërkombëtare.
Krasniqi ka thënë se Gërvalla është mburrur me njohjes që nuk kanë ardhur si rezultat i punës së saj.
“Ministrja Gërvalla sot mburret me “dy njohje” gjatë kësaj qeverisjeje. Por e vërteta është e thjeshtë: asnjëra prej tyre nuk ka ardhur si rezultat i punës së kësaj qeverie.”,. ka shkruar Krasniqi.
Sipas Krasniqit, poziconi ndërkombëtar i Kosovës është më i keqi ndonjëherë meqë Kosova është nën sanksione nga partnerët perëndimorë, marrdhëniet me aleatët i ka të acarara dhe nuk është bërë asnjë hap drejt integrimit ndërkombëtar.
“Dhe mbi të gjitha, kjo qeveri ka shënuar dështimin më të madh diplomatik të viteve të fundit – mospranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, ku fajtorët kryesorë janë Ministrja Donika Gërvalla dhe Kryeministri Albin Kurti.Ky ishte një shans historik për vendin, por u humb për shkak të papërgjegjësisë, mungesës së koordinimit dhe prishjes së raporteve me partnerët tanë. Ky nuk është sukses diplomatik, ky është dështim historik në përfaqësimin e vendit.”, ka shkruar Krasniqi.