Gërvalla numëron arritjet: Dy njohje të reja për Kosovën dhe reformë e thellë në MPJD - Gazeta Express
string(84) "gervalla-numeron-arritjet-dy-njohje-te-reja-per-kosoven-dhe-reforme-e-thelle-ne-mpjd"

Lajme

Gazeta Express

11/08/2025 12:19

Gërvalla numëron arritjet: Dy njohje të reja për Kosovën dhe reformë e thellë në MPJD

Lajme

Gazeta Express

11/08/2025 12:19

Deputetja e Vetëvendosjes, Donika Gërvalla, në konferencën e tetë të ambasadorëve ka folur në superlativ për qeverisjen katër vjeçare të Qeverisë Kurti II, ku ka shërbyer si Ministre e Jashtme, duke thënë se gjatë kësaj kohe është “forcuar pozicioni ndërkombëtar” i Kosovës.

Ajo theksoi reformat në MPJD, përfshirë transparencën, menaxhimin financiar dhe uljen e shpenzimeve të panevojshme.

Gjatë vitit, Kosova ka arritur dy njohje të reja dhe është anëtarësuar në disa organizata ndërkombëtare, duke forcuar pozicionin e saj global.

“Ky është takimi ku përmbledhim punën e bërë, vlerësojmë rezultatet dhe përcaktojmë hapat për vitin që vjen. MPJD ka kaluar një reformë thelbësore duke vendosur standarde të reja të transparencës dhe menaxhimit të përgjegjshëm financiar. Sot çdo euro e buxhetit përdoret me plane të qarta të arsyetuara dhe me kontroll të plotë. Kemi arritur të ulim shpenzimet e panevojshme. Gjatë këtij viti kemi arritur edhe dy njohje të reja të shtetësisë së Kosovës duke forcuar pozicionin ndërkombëtar. Kemi siguruar anëtarësimin në një numër të konsiderueshëm të organizatave ndërkombëtare duke zgjeruar hapësirën ku Kosova është e pranishme dhe aktive”, tha Gërvalla.