Gërvalla nuk e pranon që familjarët e Pacollit moren grante, mohon aferat korruptive, e mbron edhe Martin Berishajn, Kerquki: Si mund ta shpërfillësh një skandal kaq të madh? - Gazeta Express
string(169) "gervalla-nuk-e-pranon-qe-familjaret-e-pacollit-moren-grante-mohon-aferat-korruptive-e-mbron-edhe-martin-berishajn-kerquki-si-mund-ta-shperfillesh-nje-skandal-kaq-te-madh"

Lajme

Gazeta Express

25/08/2025 21:10

Gërvalla nuk e pranon që familjarët e Pacollit moren grante, mohon aferat korruptive, e mbron edhe Martin Berishajn, Kerquki: Si mund ta shpërfillësh një skandal kaq të madh?

Lajme

Gazeta Express

25/08/2025 21:10

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është e ftuar në “Pressing” të T7.

Ajo u pyet edhe për dyshimet për korrupsion.

“Në Kosovë ka zhvillim ekonomik sepse është ulur korrupsioni”, tha Gërvalla.

“Korrupsion ka”, tha Kerquki, ndërkaq Gërvalla e pyeti “ku po e bazon”.

“E keni raportin e Departamentit të Shtetit ku thotë se ka korrupsion serioz”, tha Kerquki.

Më pas ajo u pyet për subvencionet që ka marrë familja e Fitore Pacollit.

“Vëllai i saj nuk ka marrë”, tha Gërvalla, ndërkaq Kerquki përmendi edhe dajën e Pacollit.

“Për dajën nuk e di, herën tjetër kur të vijë flas”, tha Gërvalla.

Ndërkaq për Martin Berishajn Gërvalla tha se “është aferë e sajuar nga mediat”.

“Presidentja e Kosovës ka thënë se i ka ndëprrer komunikimet me këtë njeri të dyshimtë”, i tha asaj Kerquki, duke e pyetur se “si mund ta shpërfillin një skandal kaq të madh”. /Gazeta Express

Emisionin e plotë Pressing mund ta ndiqni KËTU