Gërvalla: Nga mëngjesi jemi duke u përpjekur të sqarojmë rrethanat dhe të ofrojmë ndihmën tonë - Gazeta Express
string(93) "gervalla-nga-mengjesi-jemi-duke-u-perpjekur-te-sqarojme-rrethanat-dhe-te-ofrojme-ndihmen-tone"

Lajme

Gazeta Express

25/07/2021 14:59

Gërvalla: Nga mëngjesi jemi duke u përpjekur të sqarojmë rrethanat dhe të ofrojmë ndihmën tonë

Lajme

Gazeta Express

25/07/2021 14:59

10 persona kanë vdekur e mbi 40 të tjerë janë lënduar në një aksident tragjik që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Slavonski Brod të Kroacisë. Në mesin e të vdekurve është edhe një prej shoferëve të autobusit, i cili në momentin e aksidentit nuk ishte duke vozitur, raporton Express.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka reaguar përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook”, duke thënë se tronditës ka qenë lajmi për fatkeqësinë e komunikacionit me pasoja tragjike për shumë qytetarë të Kosovës.

Lexo Edhe:

Gërvalla ka thënë në koordinim me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe me ministra të tjerë që nga orët e hershme të mëngjesit jemi duke u përpjekur të sqarojmë rrethanat dhe të ofrojmë ndihmën e tyre, kudo që është e nevojshme, për aksidentin në Kroaci.

Postimi i plotë:

“Tronditës lajmi për fatkeqësinë e komunikacionit me pasoja tragjike për shumë qytetarë të Kosovës. Shumë nga ta humbën jetën dhe shumë të tjerë u lënduan deri sa po ktheheshin në vendlindje që të vizitonin familjet e tyre dhe të gëzoheshin me ta.

Në koordinim me Presidenten, Kryeministrin dhe kolegë ministra që nga orët e hershme të mëngjesit jemi duke u përpjekur të sqarojmë rrethanat dhe të ofrojmë ndihmën tonë, kudo që është e nevojshme. MPJD dhe institucionet tona të tjera do t’ju mbajnë vazhdimisht të informuar.

Lutemi për shpirtrat e të vdekurve dhe ndajmë këtë dhimbje të madhe me familjet dhe të dashurit e tyre, ndërsa të lënduarve ju urojmë shërim sa më të shpejtë.”