Gërvalla nesër pret në takim Olta Xhaçkën - Gazeta Express
string(41) "gervalla-neser-pret-ne-takim-olta-xhacken"

Gërvalla nesër pret në takim Olta Xhaçkën

Lajme

Gazeta Express

24/11/2022 17:17

Zëvendësministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla nesër do të presë homologen e saj nga Shqipëria, Olta Xhaçka.

Gërvalla e Xhaçka do të zhvillojnë një takim e më pas do të prononcohen për media.

Lexo Edhe:

Komunikata e MPJD-së:

Të nderuar përfaqësues të medieve,

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla, mirëpret nesër në Kosovë, znj. Olta Xhaçka, ministre për Evropën dhe Punë të Jashtme e Republikës së Shqipërisë.

Znj. Gërvalla dhe znj. Xhaçka,  do të zhvillojnë një takim bilateral në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ku më pas do kenë një prononcim për media.

Datë: 25 nëntor 2022

Vendi: Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës

Ora: 09:15