Gërvalla mysafire e mbledhjes së KP të VV-së, Haxhiu e Thaçi s’flasin fort - Gazeta Express
string(72) "gervalla-mysafire-e-mbledhjes-se-kp-te-vv-se-haxhiu-e-thaci-sflasin-fort"

Lajme

Gazeta Express

04/11/2025 12:14

Gërvalla mysafire e mbledhjes së KP të VV-së, Haxhiu e Thaçi s’flasin fort

Lajme

Gazeta Express

04/11/2025 12:14

Anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes janë nisur drejt selisë së partisë së tyre për në mbledhjen e sotme për mandatarin e ri.

Mysafire e kësaj mbledhjeje është edhe bashkëkryetarja e Guxo, Donika Gërvalla, e cila hyri në këtë mbledhje pa dhënë ndonjë deklaratë për media.

Njëjtë s’u prononcua as nënkryetarja e partisë, Albulena Haxhiu, e cila tha se deklaratën do ta japë pas mbledhjes së partisë, ndërsa shkurt tha se emrin e mandatarin “Këshilli e vendos”.

Ndërkaq, më pak entuziast për mandatarin u duk kandidati i VV-së për kryetar të Obiliqit, Halil Thaçi, i cili mendjen e kishte te balotazhi.

“Kryesore është që Fushë Kosovën, Obiliqin dhe Prishtinën po e fitojmë”, tha ai duke hyrë./Express/