string(102) "gervalla-behet-sikur-vv-ska-lidhje-me-krizen-situate-e-papranueshme-deputetet-te-votojne-per-zhbllokim"

Lajme

Gazeta Express

23/05/2025 11:41

Gërvalla bëhet sikur VV s’ka lidhje me krizën: Situatë e papranueshme, deputetët të votojnë për zhbllokim

Lajme

Gazeta Express

23/05/2025 11:41

Deputetja nga lista e Vetëvendosjes, Donika Gërvalla, ka fajësuar deputetët e partive opozitare për bllokadën në Kuvend.

Ajo tha se këta deputetë “që mendojnë se qytetarët e Kosovës s’e meritojnë këtë bllokadë që në seancën e ardhshme të votojnë për zhbllokim”.

“Situatë e papranueshme dhe kërkon zgjidhje të menjëhershme, por për të gjetur zgjidhje të menjëhershme kërkon reagim racional nga deputetët e opozitës të cilët bllokojnë Kuvendin dhe duke bllokuar Kuvendin dhe bllokojnë edhe mundësinë e tyre për të ushtruar kontrollin e Kuvendit mbi institucionet e pavarura. Të bëj thirrje që kjo qasje bllokuese të ndalet sepse beteja politike bëhet për zgjedhje të qeverisë jo për një temë që është e vetëkuptueshme”.

Gërvalla sërish tentoi të paraqiste që ngecja në Kuvend s’po ndodh për “emrin e përveçëm” të Albulena Haxhiut, por për shkak se s’po votohet për komisionin.

“Është seanca e 10-të ku jemi duke votuar për procedura. Kemi 10 seanca ku s’është më emri i përveçëm, por votimi i fshehtë”.

“Një parlament që e bllokon vetveten natyrisht që lë shije të keqe edhe te miqtë tanë, por edhe te ata që na duan më së paku”./Express/