Gërvalla akuzoi gjermanët për gjenocid ndaj shqiptarëve - Gazeta Express
string(55) "gervalla-akuzoi-gjermanet-per-gjenocid-ndaj-shqiptareve"

Gërvalla akuzoi gjermanët për gjenocid ndaj shqiptarëve

OP/ED

Gazeta Express

14/04/2021 14:10

Zonja Gërvalla nuk është personi që duhet në krye të MPJ, ajo është tepër injorante për këtë punë

Shkruan: Xhemal Ahmeti

Lexo Edhe:

Së pari më thirri një koleg, historian gjerman, i cili më pyeti: «është shtrirë holokausti gjerman edhe mbi shqiptarët»? U skuqa, ngase e di që Hitleri i ka pasur punët mirë me “Shqipërinë etnike”. U përpoqa t’i përgjigjem me kujdes se është e kundrta shqiptarët nuk ka qenë viktima të holokaustit por as që kanë qenë akter të tij. Harrova ta pyes pse më pyet ashtu. Një orë më vonë më thirri një diplomat slloven nga Brukseli me të cilin kam studiuar bashkë në Zürich. Ky më thotë pse talleni kështu duke thënë se Kosova është vendi i parë që i ka shpallë luftë korrupsionit dhe se është nënçmim i vendeve të rajonit që luftojnë për të drejtat e Kosovës. Ça  kanë mor këta sot i thash vetes. Ndërkohë Facebook më bllokoi për shkak të Shefqet Krasniqit, ngase u shpreha vrazhdët ndaj deklaratave të tij.

E thirri kolegun tim gjerman edhe njëherë. Mezi ia gjeta numrin se ky facebook na ka bërë dembel. E pyes nga i erdhi motivi të më pyes për holokaustin gjerman ndaj shqiptarëve. Më thotë se: “Ministrja e jashtme kosovare zonja Gërvalla gjatë fjalimit të saj, duke folur për gjenocidin serb e püermendi që të jetë ai i njejtë me atë holokaustin gjerman ndaj tyre”. Mu fikën dritat. E thirri edhe një ish-student timin që është në MPJ-gjermane dhe që e di se punon në regjistrimin e këtyre punëve. Ma thotë të njëjtën. E thirra edhe sllovenin, i cili më trha shikoje paraqitjen vetë.

Sinqerisht me frikë e hapa iniçizimin. Ajo zonja, shkëlqesia e saj MPJ zonja Gërvalla vërtetë fliste kështu. U tmerrova. E di që ska dije historike. E di që përveç çertifikatës së shkollës së muzikës nuk ka diplomë fakulteti. I di këto ngase unë jam qe 30 vjet korridoreve të shërbimeve dhe diplomacisë pa qenë kurrë emër. Po kjo zonjë a ka këshilltarë? Ah po: tash do më thoni; vajza e Jusuf Gëfvallës. Unë ajm djalki i Zeqir Lekës. Unë s’kam aspak respekt për kät njerëz që në saj të prindërve fusin hundët dikund. Shumica e tyre majde edhe rrejnë aq shumë saqë kam gërdi t’i shoj.

Si kjo: holokausti gjerman ndaj shqiptarëve. A po ia fusim këngës moj e mira me salltanate. Tmerr.