Gert Bogdani do të festonte sot 45-vjetorin, bashkëshortja e tij: Faleminderit që e bëre botën më të mirë - Gazeta Express
string(103) "gert-bogdani-do-te-festonte-sot-45-vjetorin-bashkeshortja-e-tij-faleminderit-qe-e-bere-boten-me-te-mire"

Shqiperi

Gazeta Express

07/07/2025 17:40

Gert Bogdani do të festonte sot 45-vjetorin, bashkëshortja e tij: Faleminderit që e bëre botën më të mirë

Shqiperi

Gazeta Express

07/07/2025 17:40

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gert Bogdani, do të kishte mbushur 45 vjeç sot, por fatkeqësisht u nda nga jeta disa muaj më parë. Bashkëshortja e tij, Edlira Çepani, përkujtoi ditëlindjen e Gertit me një mesazh prekës në rrjetet sociale: “Faleminderit që erdhe në këtë botë dhe e bëre një vend më të mirë,” shkruan ajo, duke ndarë edhe një foto me të ndjerin.

“Festojani ditëlindjet sa më shumë njerëzve të zemrës, thuajani sa rëndësi kanë për ju çdo ditë, thuajani në çdo moment sa i doni, përqafojini sa më shumë, dëgjojini, buzëqeshuni sa më shumë. Sepse një ditë do mbeten veç kujtimet e gjithë këtyre gjërave”, shton ajo me tej ne mesazhin e saj.