Gerrardi emëroi atmosferën më të zjarrtë në stadium, që mund të ‘krahasohet’ edhe me “Anfield” - Gazeta Express
string(89) "gerrardi-emeroi-atmosferen-me-te-zjarrte-ne-stadium-qe-mund-te-krahasohet-edhe-me-anfield"

Sport

Gazeta Express

01/07/2025 20:42

Gerrardi emëroi atmosferën më të zjarrtë në stadium, që mund të ‘krahasohet’ edhe me “Anfield”

Sport

Gazeta Express

01/07/2025 20:42

Legjenda e Liverpoolit, Steven Gerrard, nuk ka pasur asnjë dyshim kur është pyetur për atmosferën më të zjarrtë që ka përjetuar në futbollin botëror – përveç Anfieldit.

Gerrard kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij te Liverpooli, nga viti 1998 deri në 2015, përpara se të mbyllte karrierën në SHBA me LA Galaxy. Ai ka përjetuar ndeshje në nivelet më të larta evropiane, përfshirë triumfin në Ligën e Kampionëve më 2005, i cili i siguroi Liverpoolit pjesëmarrjen në Kupën e Botës për Klube në Tokio. Aty, skuadra e Rafael Benitezit mposhti ekipin kostarikan Saprissa, por u mund në finale nga gjigantët brazilianë të Sao Paulos.

Megjithatë, sipas vetë Gerrardit, vetëm një tjetër stadium në botë i afrohet atmosferës së Anfieldit në ndeshjet më të mëdha: Ibrox, shtëpia e Rangers.

Teksa ishte trajner i skuadrës skoceze, pas një ndeshjeje të Ligës së Evropës kundër Rapid Vjenës në vitin 2018, Gerrard u shpreh:
“Atmosfera ishte ndër më të mirat që kam përjetuar ndonjëherë, qoftë në Anfield apo në stadiume të tjera. Zhurma mbrëmë ishte e pabesueshme. Ishte një ndjesi: ‘Ëoë’. Ishte diçka e veçantë. Jam ndier me fat që e kam pasur këtë përvojë në Anfield për shumë vite, në ndeshje evropiane e shpesh edhe në kampionat.
Por ajo natë në Ibrox ishte pikërisht arsyeja pse erdha te Rangers – për të përjetuar net të mëdha evropiane dhe për t’i dhënë edhe lojtarëve të mi atë emocion.”

Pas largimit nga Rangers në vitin 2021 për t’u bashkuar me Aston Villën, Gerrard nuk ka pasur sukses në aventurën e tij të fundit në Arabinë Saudite me Al Ettifaq, dhe aktualisht është pa ekip. Ai u përfol për një rikthim të mundshëm te Rangers pas shkarkimit të trajnerit Philippe Clement më herët këtë vit, por në fund, klubi i dha drejtimin ish-trajnerit të Southamptonit, Russell Martin./GazetaExpress/