string(45) "germohet-per-te-pagjetur-ne-burgun-e-dubraves"

Lajme

Gazeta Express

29/05/2025 13:51

Gërmohet për të pagjetur në Burgun e Dubravës

Lajme

Gazeta Express

29/05/2025 13:51

Ekipet e Institutit të Mjekësisë Ligjore kanë nisur gërmimet brenda hapësirës së Burgut të Dubravës, në kërkim të mbetjeve mortore të një personi të zhdukur gjatë ose pas luftës në Kosovë.

Prokurori i Prokurorisë Speciale, Ilir Morina, bëri të ditur se hetimet janë ndërmarrë pas identifikimit të një dëshmitari nga Policia e Kosovës, i cili ka ofruar informacione kyçe për një ngjarje që ka ndodhur menjëherë pas përfundimit të luftës.

“Sipas dëshmitarit, një person ishte gjetur në pjesën e malit disa ditë pas luftës. Pa ndihmën e askujt, dëshmitari e kishte varrosur në një lokacion që tani është brenda perimetrit të burgut. Ai na e ka treguar vendin dhe bazuar në dëshminë e tij, janë duke u zhvilluar gërmimet”, ka thënë Morina, raporton Koha.

Aktualisht, ekipet e specializuara janë në terren, ndërsa hetimet do të vazhdojnë për të konfirmuar nëse vendi i treguar përmban mbetje të personit të zhdukur.