Gërmime në Pejë dhe Prizren, zbulohen mbetje mortore që dyshohet t’u përkasin të zhdukurve të luftës - Gazeta Express
string(98) "germime-ne-peje-dhe-prizren-zbulohen-mbetje-mortore-qe-dyshohet-tu-perkasin-te-zhdukurve-te-luftes"

Lajme

Gazeta Express

25/11/2025 6:51

Gërmime në Pejë dhe Prizren, zbulohen mbetje mortore që dyshohet t’u përkasin të zhdukurve të luftës

Lajme

Gazeta Express

25/11/2025 6:51

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se sot janë zhvilluar gërmime vlerësuese në dy lokacione të ndryshme, në regjionin e Pejës dhe në atë të Prizrenit.

Sipas njoftimit, në të dy lokacionet janë gjetur dhe zhvarrosur mbetje mortore, të cilat potencialisht mund t’u përkasin viktimave të luftës së fundit në Kosovë ose personave që ende figurojnë në listën e të zhdukurve.

Komisioni bën të ditur se proceset e verifikimit dhe ekzaminimit mjekoligjor do të vazhdojnë sipas procedurave ligjore dhe profesionale, me qëllim të përcaktimit të identitetit të mundshëm të viktimave dhe ndriçimit të fatit të tyre.

Pas konfirmimit dhe identifikimit përmes analizës së ADN-së, familjarët do të njoftohen zyrtarisht nga Komisioni, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse.

Institucionet përgjegjëse theksojnë vazhdimësinë e angazhimit për gjetjen e personave të zhdukur dhe zbardhjen e rasteve të mbetura të hapura që nga lufta e fundit në Kosovë.