Më 17 gusht, në Kino Armata shfaqet filmi (Gjermania, Viti Zero) me regji të Roberto Rossellini.
Trilogjia neorealiste e Rossellinit përfundon me Germania Anno Zero, film i cili ndodhë në Gjermaninë e okupuar nga Aleatët, derisa dy të tjerët ndodhën në Romën e okupuar nga gjermanët dhe gjatë invazionit aleat të Italisë. Rossellini xhiroi në lokacione të Berlinit në përpjekje për ta përshkruar realitetin në Gjermani një vit pas shkatërrimit pothuajse total gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai përmban xhirime dramatike të qytetit të bombarduar dhe sfidës njerëzore për mbijetesë pas kapitulimit të Gjermanisë naziste.
Gjermania Anno Zero është i ndryshëm prej filmave tjerë neorealist të Rossellinit, në atë se është kryesisht i xhiruar në studio dhe përdor projeksione në pëlhurë për skenat e Berlinit. Rossellini ka thënë se kishte për qëllim “ta tregoj rrëfimin e një fëmije, krijesës së pafajshme të cilën edukimi i shtrembëruar utopian e shtyri të bëjë vrasje në bindje se është duke bërë akt heroik”. I treguar përmes imazheve më tepër se përmes karaktereve, Germania Anno Zero është portret emocional i individëve të lodhur të zhytur në jetra të padëshiruara.