George Clooney: Më kanë ngacmuar seksualisht në fillimet e karrierës - Gazeta Express
string(67) "george-clooney-me-kane-ngacmuar-seksualisht-ne-fillimet-e-karrieres"

Rozë

Gazeta Express

07/12/2022 13:19

George Clooney: Më kanë ngacmuar seksualisht në fillimet e karrierës

Rozë

Gazeta Express

07/12/2022 13:19

Në Hollivud, problemi i abuzimit dhe ngacmimit seksual nuk ka të bëjë vetëm me gratë. Në një intervistë për “Washington Post” George Clooney ka rrëfyer momentet e tij të sikletshme në fillim të karrierës, ku thotë se ka qenë viktimë e ngacmimeve seksuale.

“Sinqerisht u objektivizova. Më kujtohet gjatë skenave të “Roseanne” që u transmetua nga viti 1988 deri në 1998, nëse do të ulesha për të marrë diçka ata do të më gjuanin në të pasme”, rrëfeu ai.

Lexo Edhe:

Përparimi profesional për të erdhi me “Good Night, and Good Luck”. Filmi i vitit 2005 ishte përpjekja e dytë regjisoriale e Clooney-t që krijoi besueshmërinë artistike të tij. Filmi mori çmimin Osella për skenarin më të mirë dhe kupën Volpi për interpretimin më të mirë mashkullor në Festivalin e Filmit në Venecia. Gjithashtu, u nominua për gjashtë çmime Oscar.

Në intervistë, aktori foli edhe për të ardhmen e tij kinematografike dhe tha se tani preferon të kalojë më shumë kohë me gruan e tij Amal dhe fëmijët e tij, binjakët Ella dhe Alexander, 5 vjeç.

Në tapetin e kuq të eventit Kennedy Center, i cili zhvillohet çdo vit në Shtëpinë e Bardhë, ai ishte protagonist së bashku me bashkëshorten e tij.

Pas 60 vitesh, Clooney ka vendosur t’i kushtojë më shumë kohë sferës private./A2CNN