Genta qeras partnerin me dhurata luksoze për ditëlindje - Gazeta Express
string(55) "genta-qeras-partnerin-me-dhurata-luksoze-per-ditelindje"

Genta qeras partnerin me dhurata luksoze për ditëlindje

Gazeta Express

25/09/2020 16:34

Këngëtarja Genta Ismajli po jeton historinë më të bukur të dashurisë me biznesmenin turk Hysen Usta.

Ky i fundit ka treguar se është shumë romantik dhe këtë e ka zbuluar këngëtarja me anë të postimeve në rrjetet sociale.

Lexo Edhe:

Këtë herë ka qenë radha e këngëtares ta surprizojë, në ditën e lindjes. “Gëzuar ditëlindjen dashuria ime”, shkruan ajo krahas fotos ku shfaqet partneri i saj.

Ajo që tërhoqi vëmendje janë edhe çantat “Louis Vuitton” që ndodhen mbi tavolinë, duke na çuar direkt te dhuratat luksoze që Genta mund t’i ketë bërë.