Genta Ismajli poston video nga palestra, pas lajmeve për shtatzëni - Gazeta Express

Rozë

Gazeta Express

18/09/2020 11:29

Genta Ismajli poston video nga palestra, pas lajmeve për shtatzëni

Rozë

Gazeta Express

18/09/2020 11:29

Genta Ismajli këto ditë është përfolur për një shtatzëni të mundshme.

Këngëtarja Genta Ismajli muajt e fundit e kishte zyrtarizuar lidhjen me biznesmenin turk, Huseyin Usta.

Artistja sjell vazhdimisht fotografi pranë të dashurit dhe duket shumë e lumtur, ndërsa nuk mungojnë as dedikimet e dashurisë për njëri-tjetrin

Në disa fotografi që ditët e fundit qarkulluan në rrjete sociale, Genta ishte veshur me një fustan të zi dhe i dukej barku më i fryrë, shkruan lajmi.

Megjithatë, ajo nuk është deklaruar rreth këtyre pretendimeve dhe së fundi publikoi video duke ushtruar bashkë me partnerin në palestër.

Ajo është veshur me veshje sportive teksa po ushtronte dhe në disa raste e filmonte edhe partnerin.

Nuk dihet nëse këto video janë realizuar më parë, apo Genta e kishte vizituar tani palestrën bashkë me të dashurin.