Gent Gazheli, ish-ambasadori shqiptar në Turqi është emëruar në krye të Albpetrolit.
Raportohet se Gazheli u prezantua ditën e sotme para stafit pas emërimit nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Gazheli ka qenë edhe drejtor i Parandalimit të Pastrimit të Parave deri në 2013, më pas u emërua ambasador në Turqi, ku qëndroi deri në 11 nëntor të vitit 2019.
Ai pati një përplasje sa i përket rastit të vogëlushit shqiptar Alvin Berisha, i mbetur ne kampin sirian te Al Holit.
Gazheli i premtoi gazetareve italiane te “Le Iene” se do te ndihmonte per rastin ne fjale, por me pas nuk pergjigjej as ne telefon.