Genoa dërgon në vazhdime Juventusin - Gazeta Express
string(35) "genoa-dergon-ne-vazhdime-juventusin"

Genoa dërgon në vazhdime Juventusin

Futboll

Gazeta Express

13/01/2021 22:37

Genoa ka arritur që ta barazoi rezultatin kundër Juventusit për ta dërguar kështu këtë ndeshje në vazhdsime. Kulusevski dhe Morata shënuan për Juventusin dy golat e parë derisa për Genoan shënuan Czyborra dhe Melegoni

Ashtu sikurse Milani dhe Interi, edhe Juventusi do të luajë dy herë nga 15 minuta pasi që koha e rregullt e kësaj ndeshjeje ka përfunduar me rezultat të barabartë 2-2.

Lexo Edhe:

Dy golat Juventusi i shënoi në pjesën e parë.

Fillimisht ishte dejan Kulusevski që shënoi gol në minutën e dytë.

Në minutën e 23-të Alvaro Morata shënoi golin e dytë për Juventusin dhe u mendua që gjithçka do të ishte lehtë këtu për Juventusin.

Por, kështu nuk menduan mysafirët pasi që katër minuta më vonë reaguan duke ngushtuar epërsinë në 2-1, me të cilin rezultat përfundoi edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë Juventus vazhdimisht e kërkonte golin e tretë dhe të fitores por prapë nuk e arriti atë.

Pas minutës 70 Genoa filloi të jetë më aktive dhe arriti që të shënonte gol në minutën e 74-të.

Ishte një gol i bukur i të riut Melegoni.

Ky gol aktivizoi Juventusin që kërkuan që të kalojnë në epërsi por që nuk e arritën këtë edhe pse në ndeshje u aktivizua Cristiano Ronaldo në vend të Wesleyit në minutën e 88-të.

Kështu, kjo ndeshje do të shkojë në vazhdime për të përcaktuar fituesin e saj. /GazetaExpress/