Gënjeshtra që fshihet pas çdo fotoje zyrtare të Princeshës Diana dhe Princit Charles - Gazeta Express
string(86) "genjeshtra-qe-fshihet-pas-cdo-fotoje-zyrtare-te-princeshes-diana-dhe-princit-charles-2"

Lajme

Gazeta Express

15/09/2021 19:46

Gënjeshtra që fshihet pas çdo fotoje zyrtare të Princeshës Diana dhe Princit Charles

Lajme

Gazeta Express

15/09/2021 19:46

Fotot e Princeshës Diana dhe Princit Charles vazhdojnë edhe sot të qarkullojnë në të gjitha mediat dhe po ashtu akoma diskutohen detaje rreth marrëdhënies së tyre. Por shumica prej nesh nuk e kanë vënë re kurrë gjënë më të dukshme tek ish-çifti mbretëror.

Në fotot zyrtare të Princit dhe Princeshës vihet re se ai është më i gjatë, por vetëm shumë vite më vonë gazetarët kureshtarë kanë zbuluar se fotot nuk pasqyrojnë realitetin.

Lexo Edhe:

Pas fotove që tregojnë Princin Charles si më të gjatë se Princesha Diana fshihet një “gënjeshtër” e madhe.

Në fakt, Princi Charles dhe Princesha Diana kishin të njëjtën gjatësi. Diana u detyrua të qëndronte më poshtë ose i kërkohej të vendoste njërën këmbë përpara, dhe një takë më e lartë se 2 cm do të “prishte” menjëherë pamjen harmonike të çiftit. Në këtë mënyrë, diferenca mes tyre u minimizua – të paktën në foto.

Shumë njerëz thonë se kjo është bërë posaçërisht për të treguar statusin dhe rolin drejtues të Charlesit në familje.