Gënjeshtra e Agim Ademit, Express sjell letrën e UEFA-s që ia kishte ndaluar funksionin - Gazeta Express
string(86) "genjeshtra-e-agim-ademit-express-sjell-letren-e-uefa-s-qe-ia-kishte-ndaluar-funksionin"

Sport

Gazeta Express

20/03/2022 21:26

Gënjeshtra e Agim Ademit, Express sjell letrën e UEFA-s që ia kishte ndaluar funksionin

Sport

Gazeta Express

20/03/2022 21:26

Kryetari aktual i FFK-së, Agim Ademi, në një intervistë për RTK është munduar ta përgënjeshtroi Eroll Salihun dhe kundërshtarët e tjerë të tij, të cilët para disa ditësh thanë se UEFA e kishte pezulluar Ademin kur Gjykata Themelore e pati dënuar me nëntë muaj burgim, rast që është kthyer në rigjykim nga Supremja.

Ademi në RTK tha se nëse dikush e ka këtë letër, vendim të UEFA-s, le ta publikojë. E këtë letër tashmë e ka siguruar Gazeta Express.

“Të ndalohet z. Agim Ademi nga ushtrimi i çdo veprimtarie në lidhje me futbollin deri më 31 dhjetor 2022”, thuhet në letër.

“Duke u shpallur fajtor nga një gjykatë kombëtare e apelit për një vepër penale (që rezulton me një dënim me burg prej nëntë muajsh) që nuk përputhet me funksionin e tij si President i një Shoqate Anëtare të UEFA-s dhe anëtar i UEFA-s. Komiteti i HatTrick-ut”, thuhet tutje në dokumentin e UEFA-s të datës 20 gusht 2020. /Gazeta Express/