Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, në një intervistë për Kosova Live ka thënë se familja Jashari i kishte refuzuar kërkesën e Albin Kurtit për kandidaturën për president qysh në natën kur iu kishin shkuar për vizitë në Prekaz.
Geci për T7 ka thënë se përkundër se kishin marrë një “Jo” nga familja Jashari, Kurti dhe LVV dëshiruan të “shesin mjegull” sipas tij duke detyruar Murat Jasharin që të deklarohet për media.
“Familja emblematike Jashari po dëshiron të mbetet jashtë politikës”, ka deklaruar Geci./Express/