Genc Pollo tregon arsyet e moskandidimit në listat e PD: Mundësitë e ofruara nuk i gjykova të përshtatshme - Gazeta Express
string(105) "genc-pollo-tregon-arsyet-e-moskandidimit-ne-listat-e-pd-mundesite-e-ofruara-nuk-i-gjykova-te-pershtatshme"

Shqiperi

Gazeta Express

09/03/2021 10:03

Genc Pollo tregon arsyet e moskandidimit në listat e PD: Mundësitë e ofruara nuk i gjykova të përshtatshme

Shqiperi

Gazeta Express

09/03/2021 10:03

Një nga figurat më të rëndësishme në Partinë Demokratike, Genc Pollo nuk do të jetë në listat e kandidatëve për deputetë të kësaj force politike.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Pollo ka bërë të ditur se ka vendosur që të mos kandidojë, pasi mundësitë e rrethanat e ofruara nuk i gjykoi si të përshtatshme.

Kjo ka lënë të kuptohet se Genc Pollos nuk i është ofruar një pozicion fitues në lista.

Megjithatë ai i ka uruar PD-së fitore në zgjedhjet e 25 Prillit.

Postimi i plotë:

Të dashur miq!

Unë vendosa të mos kandidoj për deputet në listat e Partisë Demokratike mbasi mundësitë e rrethanat e ofruara nuk i gjykova të përshtatshme.

Megjithatë unë uroj  që PD e aleatë të realizojnë në 25 prill rotacionin politik që mbetet absolutisht i domosdoshëm.  GP