Gecaj për Kurtin: Çka pritet prej njeriut që ilegalisht hyn në sallën e takimeve të Qeverisë - Gazeta Express
string(91) "gecaj-per-kurtin-cka-pritet-prej-njeriut-qe-ilegalisht-hyn-ne-sallen-e-takimeve-te-qeverise"

Lajme

Gazeta Express

19/09/2025 14:17

Gecaj për Kurtin: Çka pritet prej njeriut që ilegalisht hyn në sallën e takimeve të Qeverisë

Lajme

Gazeta Express

19/09/2025 14:17

Bajram Gecaj i Lidhjes Demokratike të Kosovës e ka gozhduar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për menaxhimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai ka thënë se fakteqësia e Kurtit është se nga veprimet e tij po ndëshkohen të gjithë qytetarët, e jo vetëm “analfabetët funksionalë”.

Shkrimi i plotë i Gecajt:

TË SHEH NË SY E TË GËNJEN …

“E thash para dy ditësh se baba më thoshte se ‘budalla nuk merr vesh pa i qepu kresë,’ por ahmaku nuk merr vesh as kur i qepon — duhet me e përplasë për toke për të kuptuar!”

“Nuk jemi prishur me Amerikën, por kemi disa dallime. Qeveria i trajton seriozisht deklaratat e Ambasadës Amerikane. Opozita po e stërmadhon çka ndodhi,” deklaroi Kurti.

Fatkeqësia është se nuk po ndeshkohen vetëm “analfabetët funksionalë,” por po e pësojmë të gjithë!

P.S. Çfarë pritet tjetër prej njeriut që ilegalisht (si hajni) hyn në sallën e takimeve të Qeverisë, arsyeja pse miqtë nuk takohen me te!