Gecaj i përgjigjet Ministrit të AAK'së: Në dialog ka vend për secilin, s'është vend i përfitimeve aty - Gazeta Express
string(97) "gecaj-i-pergjigjet-ministrit-te-aakse-ne-dialog-ka-vend-per-secilin-seshte-vend-i-perfitimeve-aty"

Gecaj i përgjigjet Ministrit të AAK’së: Në dialog ka vend për secilin, s’është vend i përfitimeve aty

Gazeta Express

09/08/2020 13:26

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme nga LDK’ja, Bajram Gecaj i është kundërpërgjigjur ministrit të AAK’së, Selim Selimit lidhur me deklaratën e këtij të fundit se I është pamundësuar informimi në takimet e Brukselit.

Gecaj ka thënë se dialogu është përgjegjësi e madhe ku askush nuk përfiton individualisht, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“U them nga përvoja ime personale se dialogu nuk është asfarë privilegj, por një përgjegjësi e madhe dhe pa përfitime individuale. Në dialog duhet të involvohen dhe ka vend të mjaftueshëm bash për secilin, përfshirë edhe opozitën”, ka thënë ai.

Tutje Gecaj është shprehur se dialogu duhet të vendoset aty ku e ka vendin në fushën e interesit kombëtar.

“Prandaj do të ishte e udhës që çështjen e dialogut njëherë e përgjithmonë ta heqim nga domeni i rivaliteteve politike e ta vendosim aty ku e ka vendin – strikt në fushën e interesit nacional”, është shprehur ai.

Selim Selimi, ministër i Drejtësisë nga AAK ka thënë se në takimet e Brukselit ka bartur dy poste, atë të ministrit dhe shefit të stafit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në procesin e dialogut. E meqë nuk ishte lejuar të marrë pjesë në të gjitha takimet, ai shprehet se duhet të ketë qasje direkte dhe informacione në këto takime.

“Fatkeqësisht pjesën në të cilën jam i dizegnuar nuk mundem ta kryejë me saktësi dhe ta informojë liderin tim, i cili më ka dizegnuar, më ka emëruar që ta barti këtë pozicion në qoftë se unë nuk kam qasje direkte të informatave. Unë i besoj skriptes edhe pozicionit të delegacionit atje, por mua më pamundëson informimi i saktë në qoftë unë nuk jam pjesë përbërëse e atij ekipi, pasi që përtej atij skripti ka çështje të tjera të cilat po ashtu janë shumë të rëndësishme. Çështje të tjera të cilat mund të konsiderohen finesa, por janë të rëndësishme për pozicionimin e secilit delegacion”, tha ai.