Gazi lotsjellës në Kuvend, dalin para gjykatës Haxhiu, Lekaj, Kadaj-Bujupi dhe Baftiu - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

14/04/2021 9:45

Gazi lotsjellës në Kuvend, dalin para gjykatës Haxhiu, Lekaj, Kadaj-Bujupi dhe Baftiu

Lajme

Gazeta Express

14/04/2021 9:45

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deputeti Pal Lekaj dhe ish-deputetet Donika Kadaj-Bujupi dhe Besa Baftiu, kanë dal sot para Gjykatës Themelore në Prishtinë, raporton Express.

Para Gjykatës të njejtit janë deklaruar të pafajshëm.

Ata janë duke u gjykuar për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në hapësirat e Kuvendit të Kosovës në vitin 2016.

Në aktakuzën e ngritur me 8 prill 2016 thuhet se më 19 shkurt 2016, rreth orës 12:20, në hollin e Kuvendit e Kosovës, pas pauzës së punimeve të Kuvendit, derisa të akuzuarit ishin duke u kthyer në sallë, gjatë kontrollit nga ana e punëtorëve të sigurimit të Kuvendit, tek të akuzuarit ishin gjetur dhe sekuestruar nga një bombole e gazit lotsjellës, të cilën e mbanin pa autorizim./Express