Gazetarja tregon pasuritë “e frikshme” të Adriatik Llallës - Gazeta Express
string(56) "gazetarja-tregon-pasurite-e-frikshme-te-adriatik-llalles"

Gazetarja tregon pasuritë “e frikshme” të Adriatik Llallës

Shqiperi

Gazeta Express

22/09/2021 22:50

Janë tre raste të mosdeklarimit të pasurisë, që çuan në shpalljen fajtor dhe dënimin me dy vite burg të ish Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla.

Gazetarja Klodiana Lala tha se Llalla nuk ka deklaruar një kat shtesë në banesën e tij, ka kryer pagesa në një spital në SHBA të cilat nuk i justifikon si dhe dispononte një tokë rreth 23 mijë metra katror në një zonë të lakmuar në Tiranë, të cilën e shiti 6 herë më shtrenjtë se sa e kishte blerë.

Lexo Edhe:

Lala tha në emisionin “Opinion”, se në një rast tjetër që nuk u konsiderua nga gjykata, një biznesmen i kishte paguar 10 mijë euro për shkollimin e fëmijëve të Llallës në Gjermani.

Pjesë nga deklarata e gazetares:

Ka të bëjë me tre episode. Mosdeklarimi i një kati shtese në banesën e tij diku në Qytetin Studenti.

Shpenzimet në një spital në SHBA, ku bashkëshortja e tij solli në jetë fëmijën. Pjesa dërmuese e këtyre pagesave ndaj spitalit janë bërë me para në dorë. Pra konsiderohen si të pajustifikueshme.

Sipas SPAK rezulton që i ka blerë me një çmim të ulët dhe i ka shitur me një çmim rreth 6 herë më të lartë. Në Mjull Bathore, mes Tegut dhe Saukut 22 mijë e 500 metra katrorë në një zonë që cilësohet si e ardhmja e ndërtimit të vilave.

Zoti Llalla ka rënë në kontakt me dy trajnerë hipizmi që i kanë garantuar lëvizjen me automjete dhe ka paguar atje rreth 17 mijë euro qir vjetore. Biznesmeni shqiptar ka paguar një shumë rreth 10 mijë euro për shkollimin e fëmijëve të Llallës.