string(92) "gazetarja-shkon-ne-greven-e-punetoreve-te-pastrimit-ne-oren-0230-te-mengjesit-sjell-rrefimet"

Lajme

Gazeta Express

23/05/2025 13:32

Gazetarja shkon në grevën e punëtorëve të “Pastrimit” në orën 02:30 të mëngjesit, sjell rrëfimet

Lajme

Gazeta Express

23/05/2025 13:32

Në një Prishtinë të heshtur, ku vetëm dritat rrinin si dëshmitarë, punëtorët e kompanisë “Pastrimit”, vazhdonin të qëndronin.

Disa të mbështjellë me batanije, disa me duar në xhepa nga të ftohtit, të tjerë duke biseduar e rrëfyer nga pak për jetën, vetëm që nata të kalonte pakëz më shpejt.

Kishin ardhur në grupe para objektit, duke u ndërruar mes vete, por qëllimi ishte i njëjtë: të qëndrojnë në grevë për t’iu plotësuar kërkesat që kanë.

Më tej, përballë tyre, 11 kamionë të kompanisë qëndronin skaj rrugës, të parkuar në rresht  si një shenjë e heshtur që dëshmon për punën e ndalur dhe pritjen që vazhdon.

Këtë punë thonë se e duan shumë. E kanë bërë me vite, me përkushtim e pa shumë zë. Edhe tash, në grevë, mezi presin t’i kthehen.

Jo për hir të ndonjë rroge të madhe, por nga lidhja që kanë me punën, me rrugët e qytetit, me mëngjeset që i kanë nisur me fshesë në dorë.

Se çfarë kanë rrëfyer para gazetares Syzana Hajradini e mësoni duke klikuar në videon e mëposhtme. /GazetaExpress/.