Gazetarja Qeqa Krelani me kritika të ashpra për Edon Zhegrovën që i mungon Kosovës ndaj Zvicrës e Suedisë - Gazeta Express
string(107) "gazetarja-qeqa-krelani-me-kritika-te-ashpra-per-edon-zhegroven-qe-i-mungon-kosoves-ndaj-zvicres-e-suedise-1"

Futboll

Gazeta Express

04/09/2025 22:38

Gazetarja Qeqa Krelani me kritika të ashpra për Edon Zhegrovën që i mungon Kosovës ndaj Zvicrës e Suedisë

Futboll

Gazeta Express

04/09/2025 22:38

Gazetarja e sportit, Qeqa Krelani e ka goditur me kritika të ashpra futbollistin kosovar, Edon Zhegrova.

Në një reagim të gjatë, Krelani e kritikoi ashpër Zhegrovën, për mungesën e tij te Kosova për dy ndeshjet ndaj Zvicrës dhe Suedisë.

Reagimi i plotë i saj, pa ndërhyrje:

Aq sa iu interesojke gazetareve te Argjentines sa Topa te Arte i fitojke Messi me Barcelonen, aq me intereson mu cka bon Zhegrova te Juventusi, sa gola i shenon Muriqi kunder Barcelones e Realit, apo sa tituj i fiton Rrahmani me Napolin.

Une nuk jam gazetare e Serie A, as e La Ligas, as e Premier Leagues.

Une jam ekskluzivisht gazetare e Perfaqesueses se Kosoves.

Mu me intereson vec cka bon ti me fanellen e Kosoves. Qysh ti e trajton fanellen e Kosoves. Cfar rezultate ti i jep Kosoves.

Po. E du suksesin e cdo qenie njerezore. Por kjo eshte teme tjeter.

Po. Do te duhej te konsideroheshin interes i madh per Kosoven transferimet ne Juventus, Napoli, Barcelone etj… mirpo ku po mbet Kosova kur lojtaret tane kerkojne leje me ik prej grumbullimit se duhet me u pergatit per klubet?!

Messi kampion bote – fluturojke nga nje kontinent ne kontinentin tjeter vec per nje miqesore te Argjentines.

Gazetaret argjentinas i thojshin: “S’je as 30% sa Maradona” “Ti je spanjoll, s’je i yni”.

Kur e pranun qe eshte i tyre?

Veç atehere kur ia fitoj Argjentines Kupen e Botes.

A i interesojke ndokujt sa Topa te Arte kishte me Barcelonen? Jo! Sepse per ta, Argjentina ishte mbi cdo klub. E besa edhe mbi Barcelonen.

“E dojm Kupen e Botes zoteri jo Topat e Arte. Ketu jemi ne Argjentine, nuk jemi ne Barcelone.”

Edhe ketu jemi ne Kosove, jo ne Itali, jo ne Spanje e as ne Turqi. S’me intereson.

Kosova eshte Kosove. Siç eshte e madhe Argjentina per gazetaret argjentinas, Italia per gazetaret italiane, Portugalia per gazetaret portugeze, Spanja per spanjollet… Edhe per mu Kosova eshte Kosove dhe eshte me e madhe se Napoli, Juventusi, Spanja, Turqia, India, krejt bota bashke.

T’kishte qene me e rendesishme skuadra sesa kombetarja, futbollistet i kishin ndrru kombetaret, jo skuadrat.

Mu s’me hyn ne xhep sa fiton Juventusi, Mallorca, Napoli, Galatasaray etj. Une nuk jam fanse, jam gazetare.

Kontratat tuaja multimilioneshe s’mi paguajne faturat mujore, buken e perditshme, shkollimet e mia…

Une si gazetare e kesaj Republike ushqehem vec me suksesin e Kosoves. Veç rezultatet per Kosoven jane pune per mu. Me intereson cka bojn keta vec me fanellen e Kosoves. Fanellave te skuadrave te huaja ia shohin hajrin vec arkat e tyre.

Baba i Zhegroves thojke: “Djalin tem gjumi nuk e merr kur vjen me lujt per Kosoven, gjithmone i pari e merr aeroplanin.”

E ku eshte djali sot, kur Kosova ka dy ndeshjet me te medha te historise?

Me 20 milion transfer, nuk eshte problem as aeroplani privat – Pandevi i Maqedonise e pagunte per cdo grumbullim.

Isak i Suedise firmosi kontrate rekord me Liverpool, ne te njejten dite kur Zhegrova firmosi me Juventus. Isak vjen me lujt ne “Fadil Vokrri” per Suedine ndersa Zhegrova nuk vjen per dy ndeshjet me te rendesishme te Kosoves.

Arsytimi? “S’ka lujt 9 muaj, i duhet kohe.”

Atehere pse u ftu ne liste, dhe u terhoq brenda 24 oreve?! Mos boni filma.

Asnje klub nuk mundet me ta ndalu me lujt per Kombetaren kur datat jane te percaktuara nga FIFA. Edhe nese ne tribune ki me nejt, ti ketu tregon sa ta nin per Kosoven.

Te gjithe lojtaret e Juventusit kane shku ne kombetaret e tyre – te lendum e t’pa lendum. Veç tek ne Messi i Kosoves ka kerku me u terheq qe me kap formen per Juventusin. Kjo ndodh vec ne Kosove – qe lojtari vjen kur do, e nuk vjen kur nuk do.

Mu asesi nuk me hyn ne koke qe lojtaret tane duhet mu terheq prej grumbullimit, qe me u bo gati per ekipet e huja.

Une prape them: Zhegrova eshte lojtari me i mire i 50 viteve te fundit te Kosova.

Por eshte lojtari ma pa serioz, pa karakter sportiv, pa disipline, dhe interesin e klubit e ve dyfish mbi interesin e Kosoves. Skenat me flamurin e Kosoves neper Instagram-a, ky edhe plot te tjere i kane vec filma te Hollywood-it.

Per fund… per ata qe mendojne se ka me deshtu ne Juventus – shume gabim jeni. Gabim me 5 yje.

Talenti i tij nuk deshton as ne Barcelone e as ne Real Madrid! Deshton vec mindset-i i tij dhe vetja n’qejf qe e ka. Uroj qe Italia me ia tregu qe me kembe ecet veç neper toke.

Dhe uroj, uroj, qe nje dite lojtaret tane te kerkojne leje prej klubeve sepse kane ndeshje historike per Kosoven. E jo siç ndodh e kunderta – te kerkojne leje nga Kosova se dun me u pergatit per klubet.