Gazetarja pjesë e BBV 5? - Gazeta Express
string(23) "gazetarja-pjese-e-bbv-5"

Yjet

Gazeta Express

24/06/2025 19:30

Gazetarja pjesë e BBV 5?

Yjet

Gazeta Express

24/06/2025 19:30

“Brenda do të krijojë shumë situata, por dhe jashtë komenti do jetë jashtëzakonisht i lartë për të”

Menaxherja e artistëve dhe rekrutuesja e talenteve, Rea Shena, ka qenë e ftuar në një lidhje telefonike me emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën.

Ky i fundit e ka pyetur në lidhje me emrat që po qarkullojnë në rrjet që mund të jenë banorët e mundshëm të edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”. 

Pjesë nga intervista:

Një nga emrat që po përflitet shumë, është dhe Kostana Morava. Si e komenton Rea? A i duhet “Big Brotherit” ky personazh?

Gjithmonë, “Big Brother-i” i duhet edhe personazhit, edhe anasjelltas. Unë mendoj se Kostana është personazh tipik për “Big Brother”, sepse nuk ka as frena, as barriera. Do të bënte gjithçka për show. Është personazhi tipik, i duhur, që mund të ngacmojë çdokënd aty, mund të krijojë lojëra, mund të krijojë aleanca, mund të krijojë armiqësi shumë të forta. Mendoj se do të ishte shumë interesante për “Big Brother”. Sepse edhe brenda do të krijojë shumë situata, por dhe jashtë komenti do jetë jashtëzakonisht i lartë për të.