Gazetarja Lazareviq: Pas Banjskës, në Kosovë po fshihen me shpejtësi gjurmët e fundit të Serbisë - Gazeta Express
string(94) "gazetarja-lazareviq-pas-banjskes-ne-kosove-po-fshihen-me-shpejtesi-gjurmet-e-fundit-te-serbise"

Lajme

Gazeta Express

16/03/2026 17:34

Gazetarja Lazareviq: Pas Banjskës, në Kosovë po fshihen me shpejtësi gjurmët e fundit të Serbisë

Lajme

Gazeta Express

16/03/2026 17:34

Kryeredaktorja e portalit serb në Kosovë, Kossev, Tatjana Lazareviq thotë se vitet e fundit, veçanërisht pas sulmit në Banjskë dhe tërheqjes së serbëve nga institucionet e Kosovës, prania e institucioneve të Serbisë në Kosovë po zvogëlohet me shpejtësi.

Lazareviq thotë për N1 se serbët në veri të Kosovës e kanë pritur të papërgatitur fillimin e zbatimit të Ligjit për automjetet.

Ajo tha se fillimi i hyrjes në fuqi të këtij ligji do të thotë fundi i targave serbe në Kosovë.

Tatjana Lazareviq shtron pyetjen se kur dhe pse u shfaq ideja e integrimit të shëndetësisë dhe arsimit në sistemin e Kosovës.

“Që prej 15 vitesh prania e Serbisë po zvogëlohet gjithnjë e më shumë dhe kjo është veçanërisht e dukshme në fazën më të re, pas Banjsës, përkatësisht pas largimit të serbëve nga institucionet kosovare. Tani, në taktikën e kësaj strategjie të nxjerrjes së Serbisë nga Kosova, po fshihen me shpejtësi gjurmët e fundit të Republikës së Serbisë”, tha ajo.

Advertisement
Advertisement
Advertisement