Gazetarja: Keni thënë që do të hapni arkivat e UÇK’së, Kurti: Jo s'kam thënë ashtu - Gazeta Express
string(77) "gazetarja-keni-thene-qe-do-te-hapni-arkivat-e-uckse-kurti-jo-skam-thene-ashtu"

Lajme

Gazeta Express

14/09/2021 18:42

Gazetarja: Keni thënë që do të hapni arkivat e UÇK’së, Kurti: Jo s’kam thënë ashtu

Lajme

Gazeta Express

14/09/2021 18:42

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë konferencës për media pas takimit me kancelaren gjermane, Angela Merkel, është pyetur edhe njëherë për punën e arkivave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Keni thënë që do të hapni arkivat e UÇK’së. Por nga Agjencia e Arkivave kanë thënë që s’ka…”, ishte pyetja e gazetares drejtuar Kurtit.

Lexo Edhe:

Megjithatë Kurti ka mohuar të ketë thënë një gjë të tillë. Ai thotë se Kosova ka qenë në vazhdimësi nën mbikëqyrje dhe shtet transparent.

Teksa ka shtuar se kur flitet për hapje të arkivave, bëhet fjalë për hapjen e arkivave të Beogradit meqë siç thotë kryeministri, Serbia asnjëherë s’ka qenë proktektorat apo nën administrim ndërkombëtar siç ka qenë Kosova.

“Kush ka thënë që janë hapë arkivat e UÇK ‘së. Nuk kam thënë unë ashtu. Çfarëdo që ka pasë UÇK ‘ja është në arkivin e shtetit të Kosovës. Shtet më të mbikëqyrur se Kosova nuk ka. Njëherë kishim UNMIK-un, pastaj EULEX-in, dhe tërë kohën, e sot e kësaj dite KFOR-in. Vend më transparent se Kosova s’ka. Kur themi që duhet të hapen arkivat, realisht arkivat duhet të hapen në Beograd. Sepse Serbia nuk kishte protektorat dhe administrim ndërkombëtar siç kishte Kosova. Edhe një herë po e theksoj, është detyrë e shqiptarit që të bëjë trysni mbi Serbinë e jo mbi Kosovën”, ka deklaruar kryeministri Kurti.

Lidhur me këtë çështje kryeminitri Kurti ka folur edhe dje në media, duke lënë të nënkuptohet se është pro hapjes së arkivave të Kosovës për UÇK’në, meqë kishte deklaruar se “s’kemi çfarë fshehim”.

Për hapjen e arkivave të Kosovës për UÇK’në në Bruksel është pajtuar zëvëndësi i Kurtit, Besnik Bislimi.

Ai ka deklaruar se një gjë e tillë është në interes të Kosovës.

“Gjatë takimit trilateral, pala serbe ka deklaruar se janë dakord që të hapen të gjitha arkivat, sipas tyre nënkupton edhe arkivat shtetërore të Kosovës që kanë të bëjnë me UÇK-në. Unë mendoj që kjo është në interes tonë sepse shumica e varrezave masive ku pretendohet se janë pjesët e mbetura të mbi 1600 qytetarëve ndodhen në këto varreza për të cilat kanë informata kryesisht arkivat ushtarake të Serbisë”, ka deklaruar Bislimi.

Lidhur me çështjen e arkivave ka pasur shumë reagime në vend. Partitë opozitare e kanë cilësuar si lëvizje të gabuar të Kosovës në negociatat me Serbinë./Express/