Gazetarja tregon se shkoi të abortonte fëmijën pa miratimin e burrit, por mjekja e nxori zbuluar - Gazeta Express

Shqiperi

Gazeta Express

30/11/2020 17:32

Gazetarja tregon se shkoi të abortonte fëmijën pa miratimin e burrit, por mjekja e nxori zbuluar

Shqiperi

Gazeta Express

30/11/2020 17:32

Moderatorja Gerta Gixhari ka rrëfyer detaje nga jeta e saj private. Së fundmi, në një intervistë për Glamour Zone, ajo ka treguar për herë të parë një histori personale, kur mori vesh që ishte shtatzënë me djalin e dytë, por nuk donte ta mbante fëmijën.

E pyetur nëse do të donte një fëmijë të tretë, Gerta u përgjigj:

“Jo! Është tmerr kur e mendoj… Unë edhe për të dytin jam menduar shumë. I kam me 7 vite diferencë djemtë dhe i kam lënë kaq gjatë sepse nuk doja të bëja një fëmijë të dytë. Nuk doja fare një fëmijë të dytë, nëse do doja mund ta kisha bërë edhe kur e kisha çunin 3 apo 4 vjeç…”

“Nuk di ta them apo mos ta them, por po e them! Ndoshta kur ai të rritet do ta dëgjojë intervistën dhe do të më gjykojë, por në atë moment isha shumë e fiksuar që do të kisha vetëm një fëmijë. Im shoq donte në fakt që të kishim një fëmijë tjetër. Në momentin që konfirmova shtatzëninë, shkova te doktoresha ime, që më ndiqte prej vitesh. Nuk e njoftova fare tim shoq që isha shtatzënë dhe asnjë familjar tjetër. I them doktoreshës që nuk dua ta mbaj fëmijën. Më pyeti për arsyen dhe i them ‘aman se unë nuk jam tip fëmijësh’. Nuk kisha dëshirë të bëja shumë fëmijë, nuk ishte në planet e mia, isha dhe shumë e zënë me punë. Doktoresha merr në telefon tim shoq dhe i thotë ‘a je në dijeni ti që kjo ka ardhur për të hequr fëmijën?’” -rrëfeu Gerta para se të tregonte reagimin e të shoqit.

Doktoresha u përpoq të më bindte që fëmija i dytë do të ishte më i thjeshtë për t’u rritur se i pari. Ndërsa bashkëshorti telefonoi familjarët dhe organizoi një darkë në shtëpi. Unë këtë gjë nuk e dija. Kur kthehem nga puna të darkë shoh që të gjithë ishin mbledhur për të festuar ardhjen e fëmijës. Unë nuk kisha nga t’ia mbaja më. Por ka bërë shumë mirë që e ka bërë atë veprim, sepse çuni im i dytë u rrit vërtet aq shpejt dhe fjalët e doktoreshës më dolën.”


Gerta ka rrëfyer se djali i saj i dytëm Gridi, tanimë është 7 vjeç dhe ajo e do shumë. Madje, shtoi se i ngjan shumë asaj, s inga pamja, edhe nga karakteri.