Gazetarja e Radio Televizionit të Kosovës, Edina Avdiu, ka pyetur sot kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, lidhur me zgjidhjen e çështjes së buxhetit të RTK’së.
Gazetarja e RTK, e cila në mesditë kishte protestuar para Qeverisë për çështjen e pagave, me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka shkruar se ia ka bërë dy-tri pyetje Kurtit, ndonëse tash e gjashtë ditë s’po paguhet për këtë.
“Ia bera kryeministrit ne detyre dy-tri pyetje, anipse tash e gjashte dite, nuk paguhem per kete pune”, ka shkruar ajo.
Kurti është përgjigjur në pyetjet e gazetares së RTK’së, duke thënë se nuk mund të veprojë sikurse ka vepruar Avdullah Hoti, në mungesë të konstituimit të Kuvendit.
“Radio Televizioni i Kosovës është themeluar nga Kuvendi i Kosovës dhe i jep llogari atij. Ne jemi për ta gjetur një zgjidhje, por nuk mund të jetë ajo një zgjidhje e cila nuk është ligjore. Komisioni për buxhet dhe financa do duhej ta marrë vendim për transferim të mjeteve. Duke mos pasur Kuvend në legjislaturën e nëntë, nuk e kemi as këtë komision, as atë vendim”, tha Kurti.
“Ajo është praktikë jo-ligjore e ish-kryeministrit Hoti. Unë nuk mund të shkeli në atë rrugë jo-ligjore pa çka se ajo tashmë është bërë. Duhet të gjinden zgjidhje të tjera, e që duhet të jenë patjetër të ligjshme”, shtoi tutje ai
Urime për fituesit e tretë – Fitore Ismajli dhe Qemal Gjana! GO+ po vazhdon të shpërblejë më të guximshmit!...